Eskorta e Sali Berishës përfshihet në një aksident zinxhiror, lëndohen dy kosovarë
Dy kosovarë kanë marrë lëndime, njëri më të rënda, në një aksident ku u përfshi eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Mamurras. Sali Berisha po kthehej nga foltorja në Kurbin.
Raportohet se një Benz 190 është futur në krah të kundërt duke shkaktuar aksidentin zinxhir, shoferi i të cilit ishte nën efektin e alkoolit.
Në këtë moment një nga makinat e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha për ta shmangur, tentojnë të kthehen duke përplasur një tjetër automjet që kishin para.
Raportohet se një nga makinat e eskortës ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por asnjë nga stafi dhe as Berisha nuk kanë pësuar lëndime.
Mësohet se i vetmi i lënduar rëndë, me dëmtime në fytyrë është një i ri nga Kosova, i gjendur në një nga automjetet e përfshira në aksident. Po ashtu të lënduar janë edhe dy të tjerë.
Të lënduarit janë: Një 15 vjeçar nga Prishtina dhe A. M 27 vjeç Prishtinë si dhe S.L, 28 vjeç Tirane./TCH

