Estrada në vaj nga qentë – Pas tragjedisë që i ndodhi Yll Limanit, edhe këngëtares së njohur i dalin telashe

Javët e fundit nuk ishin edhe aq të mira për disa nga personazhet e show-bizit shqiptar.

Gjatë muajit korrik këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, e ka humbur qenushin e saj të dashur, Moi.

Ndërsa, para një jave, këngëtarit të mirënjohur, Yll Limanit, i ka ngordhur maçoku Loku, pasi që u sulmua nga tetë qenë endacak në oborrin e shtëpisë së tij.

Kurse, sot këngëtares së njohur kosovare, Teuta Selimit ia kanë vjedhur qenin.

Këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram, në të cilin gjithashtu bëri një thirrje për personin që e ka kryer një veprim të tillë.

“E lus personin që e ka marr qenin tim të ma kthejë sa më shpejt. Nëse nuk e kthen, më detyron t’i liroj videot që i kam inqizuar gjatë marrjes,” shkroi Teuta në postimin e saj bashkangjitur me një foto të qenit të saj./insajderi