EULEX-i zbarkon në selinë e PDK-së
Brenda zyrave të PDK-së në Prishtinë momentalisht janë futur zyrtarë të EULEX-it, raporton Gazeta Express.
Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.
Express ka kontaktuar zyrën për media në PDK për të parë se çka është duke ndodhur në këtë subjekt, megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmin nuk ka pasur përgjigje.
Zbarkimi i EULEX’it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.

