Euro barazohet me dollarin për herë të parë
Për herë të parë në 20 vjet, euro është barazuar me dollarin, duke sinjalizuar kështu se ekonomia evropiane po shkon drejt një recesioni të thellë, si rezultat i pushtimit në Ukrainë.
Sot, 1 euro është e barabartë me 1 dollar.
Ndryshimi do të thotë që kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen, ndërsa eksportet evropiane bëhen më të lira në tregjet ndërkombëtare.
Euro ka përjetuar një humbje dramatike që nga fillimi i shkurtit, kur ishte mbi 1.13 dollarë./Euronews

