EUROSTAT: Mbi 200 mijë kosovarë u strehuan në BE gjatë 5 viteve të fundit
Sipas të dhënave të Eurostat, mbi 200,000 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar strehim në vendet e Bashkimit Evropian gjatë pesë viteve të fundit.
Vetëm gjatë vitit 2024, rreth 39,000 kosovarë aplikuan për leje qëndrimi në shtetet evropiane, ku gjysma e tyre u vendosën në Gjermani.
Këto shifra reflektojnë një trend të vazhdueshëm migrimi drejt vendeve evropiane, kryesisht për arsye ekonomike, arsimore dhe mundësi më të mira jetese. Gjermania mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët kosovarë që kërkojnë mundësi të reja punësimi dhe stabilitet.
Ky fenomen nxjerr në pah sfidat që Kosova vazhdon të ketë në ofrimin e mundësive për të rinjtë dhe nevojën për politika që të mbajnë talentet në vend.

