Evakuuohet një familje në Pejë pas një shpërthimi afër shtëpisë së saj
Një familje në rrethinat e Pejës është evakuuar në një vend të sigurt pas një shpërthimi në afërsi të shtëpisë.
Fsh. Katund i Ri, Pejë 16.06.2021 – 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka ndodhur një shpërthim.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se në oborrin e shtëpisë së ankuesit kishte ndodhur një shpërthim. Banorët e shtëpisë janë evakuuar në vend të sigurt.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet për dëme materiale dhe të lënduar. (Foto arkiv)

