Evlati bëhet agresiv ndaj babës, dy herë e godet nga prapa me veturë
Një person në Prishtinë është arrestuar për dhunë në familje, pasi ka kanosur babain e tij, të cilin e ka goditur dy herë nga prapa me veturë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Veterrnik, Prishtinë 27.09.2022 – 09:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte kanosur me fjale ofenduese nga djali i tij, mashkull kosovar, dhe ne mënyrë agresive me veturë e ka goditur dy here nga prapa dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima, prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit te tije, të dyshuarin kanë arritur njësiti policor ta arrestojnë dhe pas intervistimit, e ne konsultim me prokurorin, janë inicuar tri raste dhe i njejti është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

