Fajdeja: I merr 3000, detyrohet t`i kthejë 8 mijë euro

Një qytetar në Mitrovicë është detyruar t`i kthejë 8 mijë për shumën prej 3 mijë eurove që e kishte marrë me fajde.

FAJDE: Mitrovice e Jugut,05.10.2020 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i ka marr të holla (3.000 euro) nga i dyshuari  mashkull kosovar, për te cilat i ka kthyer 8.000€, si shkak i kamatës (fajde) si dhe me vonë i njëjti i ka marr edhe 500 euro borxhe, të cilat ende nuk i ka kthyer. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.