Falë diasporës po ringjallet jeta në fshatrat e Malësisë së Preshevës
Malësisë së Karadakut të Preshevës po i rikthehet jeta, e cila ishte shuar gati tërësisht në dy dekadat e fundit, shkruan MediaFokus.info
Në disa prej fshatrave të kësaj ane, ka filluar ri-ndërtimi i shtëpive, si ringjallje e themeleve stërgjyshore në këto troje.
Fshatrat Gare, Ilincë, Maxhere dhe të tjera, dikur përplot jetë e gjallëri, kishin e kanë lidhje familjare e miqësie me vendbanimet pranë kufirit në anën e Kosovës.
Të dyja palët rikujtojnë me nostalgji kohët kur shkonin e vinin mysafirë te njëri-tjetri.
‘Tani po rindërtohen shtëpi për t`i rikthyer gjallerinë kesaj malësie stergjyshore te Karadakut, fale diaspores dhe njerzve vendas, që shquhen për mikpritje’, ka shkruar Xhevat Ibrahimi, stërnip i kësaj ane./mediafokus.info



 
 
 
						 
						