Falet Kurban Bajrami në xhamitë e Kosovës

Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë sot Festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit e ka mbajtur Orhan Bislimaj, kryemami i KBI në Prizren.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë na bënë bashkë të gjithëve, në Kosovë e diasporë.

“Sot është ditë feste. Festojmë bashkë brenda vendit e në diasporë. Këtë festë e karakterizojnë ritualet haxhi dhe prerja e kurbanit.

Kur njeriu kthehet me zemër e afërsi me Zotin ndryshojnë shumë gjëra. Afrimi te Zoti arrihet me namaz dhe agjërim e adhurime të tjera”, tha ndër të tjera Tërnava.