Familja e raportoi si të zhdukur, e mitura nga Gjilani gjendet duke bashkëjetuar me një person

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur, shkruan Mediafokus.info

Vajza ishte raportuar nga familja e saj si person i zhdukur më 30.07.2021, ndërkohë i dyshuari është arrestuar më 16 gusht.

“Gjilan 30.07.2021 – NN. Me datën 16.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare, e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.