Familja gjilanase përkrah Lutën

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdon të marrë përkrahje të jashtëzakonshme të qytetarëve.

Një konfirmim të përkrahjes së madhe e mori të enjten edhe nga familja Limani nga lagjja Arbëria, sikurse edhe kandidatja për Asamble, Deniza Limani.

Kryetari Haziri tha se kjo përkrahje e familjeve gjilanase i bën nder atij dhe LDK-së.

“Përkrahja e madhe të cilën po e marr çdo ditë më bën më të përgjegjshëm në punë, për ta realizuar me përpimëri programin zhvillimor për Gjilanin 2021 +. Falëmnderit familjes Limani dhe të gjitha familjeve në qytet e fshatra për këtë përkrahje. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDKGjilan #LDK160