Familja Rashiti nga Llashtica e Gjilanit hap bunar për banorët e zonave të varfra
Ilaz Rashiti me familje nga Llashtica e Gjilanit ka financuar hapjen e një bunari në zonat ku uji i pijes êshtë problem jetik për banorët.
Çezma êshtë ndërtuar në emër të bashkëshortes Feime Rashiti, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2019.
Uji është burim i jetës, andaj nuk ka investim më të mirë se këtu, për ta nderuar shpirtin e njeriut tënd të dashur.
‘E falëmderoj Allahun e plotfuqishëm që na dha mundësinë të realizojmë këtë bunar për shpirtin e gruas time te ndjerë Feime Rashiti’ – ka shkruar Ilazi, zyrtar komunal në Gjilan.
Uji nga bunari i familjes Rashiti, siç shihet në foto, i ka lumturuar pa masë banorët e veçmas fëmijët, të cilët vuajnë për ujë të pijshëm. /Mediafokus.info

