Familjarë e miq shënojnë ditëlindjen e Plakut të Emshirit

Familjarë, shokë, miq e bashkëluftëtarë janë mbledhur sot për shënuar ditën e lindjes së Plakut të Emshirit, i cili u nda nga jeta më 31 janar 2024, pas një mori sfidash e betejash të fituara gjatē jetës së tij.

“Me rastin e ditlindjes se babës tim Mejdi Asllani edhe pse ai fizikisht nuk është më me ne, ne bashkëluftarët e tij nga Brig.153 dhe Guerila BIA së bashku me shokët e Plakut u takuam dhe ngjallëm kujtimet e jetës dhe veprës patriotike të Plakut. Rrespekt dhe nder për bashkëveprimtarët, Fatmir Sopi Fatmir Ajeti Agim Sylejmani Behxhet Vitia Florentin Emini Islam Kelmendi Vehbi Hajzeri Burim Zagragja Verdi Krasniqi Raif Gashi Muhamet Ajeti Islam Gashi Tafa B Ajeti” – ka shkruar i biri Bekim Asllani.

Mejdi Asllani, pjesëmarrës i tri luftërave për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Ai iku nga kjo botë pas një sëmundje të shkurtër, por ishte i përmbushur në qëllimet e tij dhe i rrethuar nga shumë nipër e mbesa.

Disa muaj më parë, ai shkruante:

‘‘Mbesave dhe nipave nuk kam mundur t`u lë ndonjë pasuri materiale si trashëgimi, por jam munduar me mish e me shpirt që t`u lë krenarinë kombëtare si trashëgimi’’.

Një kohë të gjatë, Mejdi Asllani ka jetuar e punuar në Gjilan, ku edhe sot ka një pjesë të familjes.

Mejdi Asllani, i njohur si Plaku i Emshirit, është autor i librit “Ecje nëpër kufoma”. /Mediafokus