Familjarët në Ferizaj rrahen mes vete, arrestohen 6 prej tyre
Gjashtë persona janë arrestuar në Ferizaj pasi janë rrahur mes vete. Ata, pasi kanë pranuar trajtim mjekësor, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Policia njofton se të gjithë janë familjarë mes vete dhe përleshja mes tyre ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ Ferizaj 19.09.2022 – 17:45. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përlesh mes veti dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor. Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

