Familjarët takohen pas 60 vitesh
Shqiptarët i ka degdizur fati gjithandej, por rrënjët e tyre nuk i kanë harruar kurrë. Një familje nga Bresalci i Gjilanit u takua me njerëzit e saj nga Pasjaku, pas më shumë se 60 vitesh.
Rastin e ka rrëfyer mjeku Fatrmir Selimi, i cili shpehherë realizon vizita te shqip[tarët në Turqi, ku janë të shtrirë në disa zona e regjione.
‘Gjaku nuk behet uje…rrenjet kerkohen gjithehere….edhe ne fund gjinden vetem se duhet vullneti dhe deshira…’, ka shkruar Selimi
Më 26.6.2021, në Bornove-Izmir, familja Muji nga Bresalci, Ramize Shentyrk dhe Haki Bostanxhi, me babim në Stamboll, te familjaret nga nëna, Ismail Popovci-Doğantez nga Pasjaku i Gjilanit, të cilët pas mbi 60 vite paten rastin të njihen mes vete, pas kërkesës së Ismajl Popovcit nga Bornova, përmes Avni Shengylit nga Elez Hani, me banim në Karshijake të Izmirit dhe pas vizitës që i bëmë me Bajrush Zeqirin, Emin Popovcit dhe Ramadan Popovcit në Pasjak të Gjilanit…Gjaku nuk bëhet ujë…rrënjët kërkohen gjithherë….edhe në fund gjinden, vetëm se duhet vullneti dhe dëshira…’, ka shkruar dr Fatmir Selimi./Mediafokus.info

