Fati i keq përsëritet gjatë historisë edhe te pasardhësit

Gruhalia pati një fat të keq gjatë historisë së saj. Disa anëtarë të kësaj familje, rrugës për në shtëpi, njëqind e sa vjet më parë, në fshatin Nezaj, ishin kapur nga ushtarë serbë dhe ishin pushkatuar, ndërsa kufomat ishin groposur diku në male.

Është dashur të kalojë një shekull që kjo familje të ketë një varr të më të dashurve të saj.

Në një luginë të rrethuar me male, në Grykën e Karadakut, nga ikën tutje rruga e vjetër drejt Kumanovës, tani gjendet një pllakë me disa emra shqiptarësh të kësaj treve, të cilët u vranë 113 vjet më parë nga forcat serbe.

Ata janë një grup familjarësh Gruhalia, që më 15 nëntor 1912 ishin zënë papritur nga ushtria serbe dhe ishin ekzekutuar afër kufirit.

Varri i tyre ka munguar kaq gjatë.

Sipas dëshmitarëve, forcat serbe i kishin vrarë burrat, ndërsa gratë i kanë lejuar të shkojnë në shtëpi.

Fshati Nezaj është afër kufirit Kosovë-Serbi.

Në mesin e të vrarëve ka pasur të rinj e të vjetër, ka pasur prej tyre që kanë qenë të fejuar, ose që kanë lënë ndonjë fëmijë pas vete.

Lagjja e Gruhalive ka pësuar shumë keq jo vetën në vitin 1912, ku janë vrarë dhe ekzekutuar 28 pleq, gra e fëmijë, të cilët janë therur me thika e mjete të tjera, por edhe më vonë, 1944, sepse fati i keq ishte përsëritur.

Ky popull ka derdhur shumë gjak për lirinë e trojeve të veta./Mediafokus