Fatjona Maliqi “rrëmbeu” çmimin “Münster Stella Award Klassik 2025” në Gjermani
Artistja shqiptare në Gjermani, Fatjona Maliqi është nderuar me çmimin “Münster Stella Award Klassik 2025”.
Pianistja e njohur nga Gjilani ka njoftuar se ka marr çmimin “Münster Stella Award Klassik 2025” për arritjet e saj internacionale dhe akademike.
Ajo ka theksuar se ky çmim është ndarë për herë të parë.
Maliqi është shprehur e lumtur për këtë arritje, ku tha se pas lojës së saj në piano, publiku e mirëpriti në këmbë me një entuziazëm të madh.
Postimi
Krenare dhe shume e lumtur qe e kam nderin te marr kete cmim shume te veqante.
Ndihem shume e priveligjuar dhe e lumtur qe mua mu nda cmimi „Münster Stella Award Klassik 2025“ per arritjet e mia internacionale dhe akademike. Cmim i cili u nda per heren e pare.
Pas lojes time, publiku me priti disa here ne kembe dhe ishte shume inteziuast per koncertin tim.
Faleminderit Münster