Fatma shpërthen edhe njëherë ndaj të ‘vetëve’: Buka nuk përmendet o të mjerë…
Fatma Haxhialiu, gazetare e njohur shqiptare, ka shpërthyer për herë të dytë kundër të ‘vetëve’ shkaku i qëndrimit ndaj kosovarëve.
“Nuk ka fjali me te ndyre, me te poshter, me injorante nga ne shqiptaret, kundrejt shqiptareve te Kosoves se: ne ju kemi mbajt me buke!!!”, thotë Fatma Haxhialiu.
“E para buka nuk permendet o te mjere, e dyta shumica e atyre qe e thone e kane me te degjuar, e treta se beni dhe si besimtar te perveluar “te miren beje dhe hidhe ne det, se ta di Zoti”, e katerta ate buken tuaj, qe mos u ngrente, jua kane kthyer sa e sa here o mjerane.
Zjarrfikeset e Kosoves dhe kamionat me ndihma a ishin te parat qe ju erdhen ne kohen e termetit?
Turizmin kush kujtoni se e mban ne kembe? Lexoni ca statistika, shqiptaret brenda vendit nuk kane mundesi te pushojne as 3 dite, sot e lexova sondazhin.
Turistet e huaj jane me te lodhurit qe vijne ketu, me trasta ne kurriz dhe tenda, 5€ dita harxhojne!!!
E pra ky bicim turizmi gjysmak dhe aq sa eshte, eshte fal shqiptareve te Kosoves doni apo nuk doni ju!!!
E per ta mbyllur kane thene te paret “po kujtove buken qe i jep mikut e hallexhiut, t’i ze buka syte!!!” – përfundon gazetarja shqiptare.

