Fatmir Limaj nuk e tradhton Ramush Haradinajn, sepse nuk e tradhton Kosovën
Ardian Azemi
Fatmir Limaj nuk e tradhton Ramush Haradinajn, sepse nuk e tradhton Kosovën.
Limaj ka qenë dhe mbetet një politikan i dalë nga lufta, i cili e di mirë se Kurti nuk përfaqëson vlerat për të cilat është luftuar.
Limaj nuk do t`i bashkohet Kurtit. Unë nuk e besoj se Limaj do t`i jep fund karrierës së tij politike duke ia shtri qafën Kurtit.
Nëse dikush mund t’i bashkohet Kurtit, ajo është Lista Serbe, sepse kanë interesa të përbashkëta për ta dobësuar shtetin e Kosovës dhe për ta izoluar atë ndërkombëtarisht.
Një parti shqiptare që e do këtë vend nuk i bashkohet një qeverie që ka sjellë më shumë izolim sesa zhvillim.
Kështu që këto thashetheme nuk janë asgjë më shumë se sa një mendim i lirë i njerëzve të lirë në Kosovën e lirë e demokratike!

