Fatmir Shurdhani (10) falënderon mbështetësit: Do të jem zëri më i fuqishëm i juaji në Kuvendin e Gjilanit

Dritë për Gjilanin, barazi për të gjithë!

Të dashur miq,

Përkrahja kaq e madhe që e kam marrë prej momentit të zyrtarizimit të kandidimit tim, është vlerësimi dhe nderi më i madh i jetës sime.

Një falënderim i përzemërt për të gjithë juve që ma hapët derën e zemrën gjatë këtyre tre muajve.

Ju tashmë më njihni mirë. Unë nuk sillem kurrë me rrahagjoks, por si njeri që punon natë e ditë në të mirë të komunitetit – kokulur, mirënjohës e falënderues.

Gjatë më shumë se dy dekadave në krye të Handikosit, për mua nuk ka pasur kurrë ditë të lirë e as ditë feste.

Sa herë ka qenë nevoja, unë jam munduar gjithmonë të jem pranë personave me aftësi të kufizuara.

Me dinamikë edhe më të madhe zotohem do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve në Kuvendin Komunal, sepse të jesh vendimmarrës me besim qytetar, konsideroj se nuk është privilegj, por është përgjegjësi shumë e madhe ndaj njerëzve.

Do të jem zëri juaj që të gjitha hapësirat publike dhe objektet publike të jenë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara, për digjitalizimin e shërbimeve për Klinikën Mobile, digjitalizimin e Bazës së të Dhënave, Profilizimin e Shërbimeve të OJQ-ve e për qasje arkitektonike në institucione publike dhe trotuare.

Do të angazhohem, po ashtuu, që çdo fëmijë dhe i ri me aftësi të kufizuar të jetë i përfshirë në arsim dhe edukim, që qendrat e mjekësisë familjare të kenë staf të mjaftueshëm profesional: psikolog klinik, logoped dhe për shërbime mobile për personat me aftësi të kufizuara që
janë pa përkujdesje familjare.

Për familjet që kanë më shumë se dy persona me aftësi të kufizuar, do të kujdesem që të kenë në mënyrën më të shpejt trajtim të veçantë shëndetësorë.

Zotohem, po ashtu, se si anëtar i Kuvendit të Gjilanit, do të bëjë trysni në institucionet përgjegjëse që urgjentisht të bëhet plotësim-
ndryshimi i Ligjit të Punës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pasi është diskriminues.

Për t’u realizuar këto zotime, ju lus që të dielën ta votoni numrin 10 në listën e AAK-së dhe kryetarin në ardhje të Komunës së Gjilanit,
z. Nazim Gagica.

U jam mirënjohës pafund!

#FatmirShurdhani10
#AAK174
#DritePerGjilanin