Fatmir Shurdhani (10) vazhdon me zotime konkrete për t’ua lehtësuar jetën personave me aftësi të kufizuara
Kandidati i AAK-së për anëtar të Kuvendit, Fatmir Shurdhani, ka prezantuar në mënyrë konkrete zotimet e tij për mbështetjen ndaj personave me aftësi të kufizuar.
Postimi i plotë i Fatmir Shurdhanit, i cili në listën zgjedhore të AAK-së mban numrin 10:
Rritje e subvencioneve dhe buxhet specifik për personat me aftësi të kufizuar të cilët kanë sëmundje përcjellëse kronike.
Ky është zotimi im i radhës, dhe ju premtoj se do të angazhohem me krejt potencialin tim për jetësimin e tyre.

Do të angazhohem, po ashtu, edhe që qendrat e mjekësisë familjare të kenë staf të mjaftueshëm profesional: psikolog klinik, logoped dhe shërbime mobile për personat me aftësi të kufizuara që janë pa përkujdesje familjare.
Ndërsa, për familjet që kanë më shumë se dy persona me aftësi të kufizuar, do të kujdesem që të kenë në mënyrën më të shpejt trajtim të veçantë shëndetësorë.
Dritë për Gjilanin, barazi për të gjithë.
#FatmirShurdhani10
#DritePerGjilanin
#BaraziPerTeGjithe
#AAK174

