Fatmir Shurdhani kërkon besimin tuaj, zotohet se do të jetë zëri më i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin e Gjilanit
Të dashur miq,
Një falënderim i përzemërt për të gjithë juve që ma hapët derën e zemrën gjatë këtyre dy muajve. Përkrahja kaq e madhe që e kam marrë prej momentit të zyrtarizimit të kandidimit tim, është vlerësimi dhe nderi më i madh i jetës sime.
Edhe gjatë fushatës zyrtare do t’ua kërkoj mbështetjen të gjithëve.
Unë nuk sillem kurrë me rrahagjoks, por si njeri që punon natë e ditë në të mirë të komunitetit – kokëulur, mirënjohës e falënderues.
Gjatë më shumë se dy dekadave në krye të Handikosit, për mua nuk ka pasur kurrë ditë të lirë e as ditë feste. Sa herë ka qenë nevoja, unë jam munduar gjithmonë të jem pranë personave me aftësi të kufizuara.
Me dinamikë edhe më të madhe zotohem do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve në Kuvendin Komunal, sepse të jesh vendimmarrës me besim qytetar, konsideroj se nuk është privilegj, por është përgjegjësi shumë e madhe ndaj njerëzve.
Me përkrahjen tuaj, bashkë me kryetarin z. Nazim Gagica, zotohem se do të jem zëri më i fuqishëm i juaj, në veçanti i personave me aftësi të kufizuar, sepse besoj që ua njoh më së miri dhimbjet e problemet.
Ky qëllim arrihet duke votuar për mua, AAK- në dhe kryetarin në ardhje, Nazim Gagica.
Ju faleminderit shumë e na priftë e mbara!
#FatmirShurdhani10
#AAK174
#DritePerGjilanin

