Faton Peci merr zyrtarisht drejtimin e Mitrovicës së Jugut më 12 dhjetor

Faton Peci do ta marrë drejtimin e Komunës së Mitrovicës së Jugut më 12 dhjetor.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai në një njoftim në rrjetet sociale ku tregoi se mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal mbahet të premten e javës që vjen, në orën 12:00, transmeton Klankosova.tv.

“✍️Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në ora 12:00. Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve. Na priftë e mbara!”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani, Komuna e Mitrovicës së Jugut është udhëhequr nga Bedri Hamza, i cili së fundmi mori timonin e Partisë Demokratike të Kosovës.