Faton Peci publikon foto rrugës për Paris: Në përkrahje të Albinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë 17 shkurt) më fillim nga ora 15:00 do të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e kryediplomatit, Josep Borell dhe të dërguarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Aktivistët e përkrahësit e VV-së, përfshirë personat me pozita të larta institucionale, kanë nisur një hashtag #MeKryeministrin në përkrahje të Kurtit.

Kësaj fushate i është bashkuar dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci ka publikuar një foto nga aeroporti ku ka treguar se është rrugës për Paris, ku shkruan “Të fala Parisit e të fala Berlinit… Në përkrahje të Albinit!