Fauci mbështet vaksinimin e detyrueshëm të nxënësve

Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive në SHBA, tha të dielën se e mbështet vaksinimin e detyrueshëm të nxënësve kundër Covid-19, në një kohë kur varianti Delta i koronavirusit po e rrit shumë numrin e rasteve të reja në SHBA.

“Unë besoj se kërkesa që fëmijët e shkollës të vaksinohen është një ide e mirë”, tha Fauci për CNN, transmeton Gazeta Express.

“Ne e kemi bërë këtë për dekada, duke kërkuar vaksinime kundër poliomielitit, fruthit, rubeolës dhe hepatitit”, theksoi ai.

“Fajtorët të dënohen”, djali i Ivanoviqit kërkon drejtësi për vrasjen e ba…

Barku i njomë zhduket në 2 javë! Thjesht pijeni çdo mëngjes!
Në këtë kohë, fëmijët nën 12 vjeç nuk janë vaksinuar ende kundër Covid-19 në SHBA.

Por Fauci tha në një intervistë tjetër se deri në fillim të tetorit, duhet të ketë të dhëna të mjaftueshme për Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për t’i marrë parasysh vaksinimet nën atë moshë gjithashtu.

“Unë mendoj se ka një shans të arsyeshëm që Pfizer-BioNTech ose Moderna ta marrë miratimin e FDA-së për të vaksinuar fëmijët nën 12 vjeç”, theksoi të martën Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltar kryesor mjekësor në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa fëmijët nisin të kthehen në shkollë, rritja e numrit të rasteve me koronavirus tashmë ka çuar në probleme të caktuara.