Fëmija 1-vjeç vdes pas lëndimeve nga vetura në oborrin e shtëpisë

Një fëmijë i moshës njëvjeçare ka vdekur pas lëndimeve nga vetura në oborrin e shtëpisë.

Njoftimi i policisë

Lagjja 28, Fushë Kosovë 06.09.2022 – 15:50. Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur pas lëndimeve të pësuara me veturë në oborrin e tyre nga babi i tij i dyshuari kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.