Fëmija i parë në vitin 2022 lindi djalë

Lindja e parë për këtë vit në vend u regjistrua në orën 00:01 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Foshnja e parë për vitin 2022 është e gjinisë mashkullore. Nëna është nga Prishtina dhe ky është fëmija i parë i saj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për express, Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.