Fëmija i zhdukur para tre vitesh në Shkup, gjendet duke vozitur ‘Opel’ në Gostivar

Sipas MPB, dhjetë minuta pas mesnatës së 30 marsit, në Gradec të Gostivarit, policët nga SPB Tetovë – Seksioni për Punë të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar automjetin e llojit “Opel” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, transmeton Lideri.mk.

Pasi e kanë identifikuar, është konstatuar se bëhet fjalë për fëmijën e raportuar se është larguar nga shtëpia më datë 25.11.2020, kur ka pasur vetëm 13 vite, njoftoi MPB.