Fëmija juaj a preket nga greva? Miftaraj pyet Kurtin
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj, ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se a preket fëmija i tij nga greva në sistemin e arsimit.
Miftaraj përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur Kurtin aktivist, për të cilin më me rëndësi janë zgjedhjet e brendshme në LVV.“
P.S. Ju që e mbështesni konceptin e aktivistit Kurti se pritni ndonjë asht për të lëpirë sot, nesër ose të ardhmen keni të drejtën e botës të mos pajtoheni me këtë postim”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.S
Shkrimi i tij i plotë:
Sipas aktivistit Kurti së paku edhe këtë javë s’do ketë mësim.Me rëndësi që aktivisti Kurti dhe kandidatët e tij të preferuar të fitojnë në zgjedhjet e brendshme në LVV, duke ndërtuar një koncept të ri të demokracisë, made in Kosova!
Një pyetje legjitime për aktivistin Kurti, fëmija juaj a preket nga greva? Moto “Duaje tënden” po ka kuptim të plotë nën qeverisjen e aktivistit Kurti.
P.S. Ju që e mbështesni konceptin e aktivistit Kurti se pritni ndonjë asht për të lëpirë sot, nesër ose të ardhmën keni të drejtën e botës të mos pajtoheni me këtë postim.