Fëmija rrëzohet nga kati i dytë i shtëpisë dhe pëson lëndime të rënda trupore

Një fëmijë në Lipjan ka përfunduar në spital, me lëndime të rënda trupore, pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë. Pritet që policia t`i intervistojë familjarët në lidhje me rastin.

Lipjan 12.09.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen, thuhet në raportin e policisë.