Fëmijët në Ulqin më lehtë komunikojnë mes vete anglisht sesa shqip

Ulqini është mjedis bilingual (dygjuhësor) ku gjatë verës mund të dëgjohen edhe shumë gjuhë të tjera, pos shqipes e serbishtes, shkruan ul-info.com

Po ashtu është fakt që ulqinakët lehtë dhe shpejt mësojnë gjuhët e huaja, por edhe që në epokën informatike të rinjtë gjithnjë e më shpesh komunikojnë në gjuhën angleze.

Ato jo vetëm që e flasin më dobët se prindërit e tyre gjuhën e komunitetit, por, siç pohojnë arsimtarët, edhe gjuhën e tyre amtare.

Kemi vendosur të realizojmë pyetësorin për këtë temë, për të kuptuar se deri në ç‘masë është i përhapur ky fenomen dhe a e konsiderojnë bashkëqytetarët tanë si problem faktin që fëmijët ndërmjet tyre shumicën e kohës flasin në gjuhën angleze, e jo në gjuhën amtare?

A mendojnë se në këtë mënyrë shpërfillet gjuha amtare apo mendojnë që gjuha angleze duhet të jetë prioritet, sepse ajo hap shumë rrugë në të ardhmen.