Fëmijët vjedhin në një market, arrestohet babai i tyre
Një person në Lipjan është arrestuar pasi fëmijët e tij të mitur janë hasur duke vjedhur në një market.
Rasti është inicuar si keqtrajtim apo brajtisje e fëmijëve-vjedhje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lipjan, 05.04.2022 – 21:45. Është raportuar se dy të mitur kosovarë janë hasur duke vjedhur në një market, të miturit janë intervistuar në prezencën e punëtorit social. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar babai i tyre dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. (foto arkiv)

