Ferid Agani: Me vendosmëri do të mbrojmë familjen tonë të shenjtë e shoqërinë tonë të shëndoshë

Pas tetë viteve dhe betejës së fituar gjyqësore, Ferid Agani, ka vendosur që sërish të marrë pjesë në garën për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Pasioni dhe përkushtimi i tij për të kontribuar në shtetëndërtimin e vendit vetëm se është shtuar.

“Jam i lumtur që Zoti i Madhërishëm ma mundësoi që t’i përballojë të gjitha sfidat e jetës së brishtë politike të Kosovës së pasluftës, që kurrsesi të del nga gjendja jostabile e tranzicionit”.

Është i bindur se, me vendosmëri do të mbrojnë familjen tonë të shenjtë e shoqërinë tonë të shëndoshë, dhe se punët e ngelura në gjysëm, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, do t’i përfundojë me sukses të plotë së bashku me partnerët tonë politik në Koalicionin për Familje.

“Si edhe gjithmonë, nga zemra e shpirti, lus Zotin tonë të Madhërishëm, që të na prijë me të mbara në rrugëtimin tonë fisnik për të mirën e përgjithshme”, thotë Agani.

Ai lut qytetarët e Republikës së Kosovës që kësaj here, si asnjëherë më parë, në mënyrë masovike dhe pa asnjë mëdyshje, të japin votën tuaj për bashkimin tonë politik, Koalicionin për Familje, sepse është në pyetje e ardhmja e fëmijëve tuaj dhe familjeve të tyre, e ardhmja e kombit dhe shtetit tonë.