Ferizaj: Djali e rrah babën e bën për QKUK
Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar babanë e tij, i cili ka përfunduar në QKUK.
“Ferizaj, 10.08.2021-20:10. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një AK/47, një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 31 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

