Ferizaj i ndanë dekoratën “Nderi i qytetit” mjekut Sami Spahiu

Komuna e Ferizajt e ka nderuar me Mirënjohje (pos morten) mjekun e njohur kosovar Sami Samiu.

Mirënjohjen e kanë pranuar bashkëshortja Magbulja dhe djali Petriti, po ashtu mjek.

“Ferizaj në historinë e tij 150-vjeçare, i dha Kosovës emra të ndritur, kontributplotë në lëmenj të ndryshëm. I tillë ishte edhe personaliteti i veçantë, me vlera të dalluara njerëzore e profesionale, personalitet i dashur e kurdoherë në shërbim të qytetarëve, të cilit, me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, i ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes”, ka shkruar kryetari Agim Aliu.

Mjeku Sami Spahiu u nderua (post mortem) për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.

Vitin e kaluar, një rrugë e rëndësishme brenda qytetit në Ferizaj, mori emrin e mjekut Sami Spahiu, i cili ndërroi jetë para gjashtë viteve, në moshë relativisht të re.

Si mjek anesteziolog, ai la kujtimet më të mira te kolegët e tij në QKUK dhe kudo tjetër ku punoi, të cilët edhe sot e kujtojnë me shumë respekt.

Spahiu ishte profesionist shembullor, i veçantë si karakter dhe i dashur për të gjithë.

Ai nuk ishte i bardhë vetëm nga pamja e jashtme, por i tillë ishte edhe në shpirt.

Samiu ishte mbi të gjitha personalitet me vlera të larta morale e njerëzore, një humanist i pashoq.

Përndryshe, familja Spahiu ka migruar në Ferizaj nga fshati Kishnapole i komunës së Gjilanit, gjysmë shekulli e ca më herët. /Mediafokus.info