Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit
Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një aktvendimi të gjykatës për një urdhërmbrojtje emergjente.
Ai ka publikuar pamje nga shtepia e tij, ku shihet vajza e tij Nina.

Fero, para disa ditësh ishte bërë kryetemë në medie për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit, pa autorizimin e tij.


 
 
						 
						