Fero “në luftë” për të drejtat e babait
Feronit Shabani, ish-reperi Fero, pas një periudhe të vështirë, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një shqetësim të thellë në lidhje me të drejtën e tij si baba në raport me fëmijën, pas divorcit zyrtar me Adelinën.
Disa ditë më parë, ai ka bërë të ditur se po përballet me një situatë të vështirë, duke theksuar se nuk po i mundësohet të takojë vajzën e tij.
Sipas tij, kjo është një padrejtësi nga ish-bashkëshortja, e cila po ia mohon një të drejtë që ia ka njohur gjykata.
Reagimi i tij ka shkaktuar jehonë të madhe në mediat sociale.
Në përpjekje për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetje, ai ka postuar një mesazh në InstaStory, ku thekson se do të bashkëpunojë me mediet për çdo zhvillim të ri që lidhet me të drejtat e tij.
Fero shkroi: “Përshëndetje media. Për çdo ndodhi të radhës do të bashkëpunojmë për të drejtat e mia. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”.


