Festim Shkodra nderohet me mirënjohjen “Mësimdhënës i dalluar” në nivel Republike
Profesori i matematikës, Festim Shkodra, është nderuar me mirënjohjen “Mësimdhënës i dalluar” në nivel të Republikës, nga ana e ministers së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, transmeton Mediafokus.info.
“Në kuadër të këtyre mësimdhënësve edhe unë u nderova me mirënjohjen “Mësimdhënës i dalluar” në nivel shteti për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit. Kjo është një nder i madh për mua, Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ku punoj dhe komunën e Gjilanit, si dhe do të jetë një motiv shtesë për punë dhe rezultate edhe më të mëdha”, ka shkruar Shkodra në profilin e tij në Facebook, derisa statusit ia ka bashkangjitur edhe fotografitë e solemnitetit.
Shkodra ka thënë se këtë mirënjohje ua dedikon të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë tonë dhe shkollën shqipe si dhe familjes sime e veçanërisht prindërve të mi të ndjerë./MediaFokus/


