Festivali i Stand Up Komedisë – tri net radhazi në Teatrin e Gjilanit

Nga sonte, e martë, për tri net radhazi, deri më 28 dhjetor, nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Stand Up Komedisë, festival ky i përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i organizuar nga organizata Varg e Vi.

Për 3 net mundeni me i pa 13 stand up komedianë. Çdo natë janë nga 4 komedianë të ndryshëm si dhe Avni Shkodra si rezident.

Performuesit vijnë nga gjitha trevat shqiptare: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Luginë dhe Mali i Zi.

Pas stand up-it do të ketë edhe aheng me muzikë live tek platoja e teatrit.