‘’Festojmë së bashku’’ – policia shpërdanë dhurata për fëmijë

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Divizionin e Policimit në bashkësi në kuadër të projektit ‘’Festojmë së bashku’’ me datën 27.12.2023 ka shpërndarë disa dhurata për fëmijët.

Shpërndarja e dhuratave është bërë fëmijëve të cilët me raste të ndryshme janë takuar nga zyrtarë policorë në pjesë të ndryshme të qyteteve, fëmijëve në strehimores, fëmijëve në spitalin e pediatrisë në qytetin e Gjilanit, fëmijëve nevoja të veçanta, fëmijëve me Down Syndrom dhe disa nxënësve të shkollave duke përfshirë edhe të shkollave të komuniteteve.

Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që t’u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri, thuhet në njoftim.

Njëherësh, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan uron të gjithë për festat e fund vitit duke dëshiruar shëndet dhe gëzime.