Fetah Ajeti-Çaushi – një jetë në shërbim të dritës
Fetah Maliqi
Të rralla janë rastet në histori që lindin figura dhe shtylla që lëvizin tërë një epokë edhe në rajone të skajshme dhe të vogla.
Këto raste shërbejnë për të demonstruar fuqi të papara refleksionesh me ngjyra të ndjeshme.
Fshati regjenerohet, qoftë nga vetëbesimi që u jep një përfaqësues i tyre, qoftë nga suksest që vazhdohet të ecet, si grumbull portretesh dhe si veprimtari galerish pikturale në ndërgjegjen e kohës, që bëhet edhe kohë e tyre dhe që cila është pasqyrimi edhe i mendjeve më të thjeshta.
Me këtë nxirret në shesh vetë madhështia e tyre.
Jeta e një plimi shpendësh, kur udhëtojnë nga një pjesë e kontinentit që fillon e prishet ekujlibri jetësor dhe kur shtrëngojnë mengenetë e kohës e stinës, përngjajnë shumë me koordinatat e përqëndrimit të shqiptarëve, dramave, synimeve, filozofisë si për t‘i bërë ballë momentit dhe realitetit historik.
Duke kuptuar se Perandoria Osmane kishte nën sundim këto vise, ekzistonin edhe disa mundësi që të bëhej dhe një mbijetesë, që mund të parathoshte se edhe nën këtë mas shtëllungash të reve të zeza, mund të dëgjohej tik-taku i orës biologjike të njeriut të këtij vendi.
Jeta e familjës së Fetah Ajetit-Çaushit, po edhe jeta e familjeve të tjera, edhe të fshatit të lindjes, Busavatë të Dardanës, por dhe të vendit, qe i rëndë, me pak mundësi jetë për së mbari, sepse i tërë vendi ishte shumë i pazhvilluar.
Një qiell prore i errët, një fushë prore me tepër shumë mundime, por dhe jo shumë përfitime nga punët në bujqësi e blegtori.
Ishte një luftë e përhershme ne jetën, me kushtet e stinët, me rrethanat historike të pamundësisë së hapjes së horizontit për t‘u ngritur cilësia e jetës.
Një shtrëngesë e përhershme. Një tingëllimë ore që parathoshte kodrën para syve. Një përplasje e errësirës e paqartësisë dhe sinqeritetit e dritës për të mirën e përgjithshme…! (Ribotohet në nderim të autorit, në njëvjetorin e vdekjes).

