18-19 shkurt 2020
22-23 shkurt 2020
27-28 shkurt 2020
13-14 mars 2020
30-31 mars 2020

Po ashtu, për herë të parë do të organizohet Kursi për Trajnerë për Licencë- C në Regjionin e Gjilanit dhe Ferizajit (UEFA C Diploma). Kursi do të zgjasë 10 ditë kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:

17-19 prill 2020
25-26 prill 2020
29-30 prill 2020
21-23 maj 2020

Kursi do të përfshijë këto tema:
– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje&lojë me fëmijë të moshës 5-10 vjet,
– Stërvitje për të rinj U11-U19 , etj.

Kursi është i dizajnuar për trajnerët të cilët nuk e kanë marrë deri më tani Licencën C për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë me punën e trajnerit, kryesisht me fëmijë.

Kursi kërkon pjesëmarrje në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Licenca C do të jetë kriter për licencat e ardhshme siç është Licenca B për trajner nga FFK.

Pagesa e kursit është 150 euro për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme te:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
Lorik Fazlija (Coaching Education Adminstrator)
lorikfazlija@ffk-kosova.com

Afati i aplikimit për kursin në Prishtinë është deri më 11 shkurt, 2020, derisa për kursin në regjionin e Gjilanit e Ferizajt afati është deri më 11 prill 2020.

Numri total i të pranuarëve në këto kurse do të jetë 24 persona.

Aplikimet e më vonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Kriteret për Licencën C të FFK-së:

• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shiko dokumentet e bashkangjitura)
• Dy foto (dimensionet e pasaportës)
• Çertifikata shëndetësore (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet./MediaFokus/