Fifi dhe Adisi po bëjnë plane për dasmë?
Fifi dhe Adisi janë çdo ditë në vëmendje dhe u desh një postim i këngëtares që të përflitej për një krizë në marrëdhënien e tyre. Rezultoi që kjo nuk ishte aspak e vërtetë.
Përkundrazi, ata janë shumë të dashuruar e me postimin e fundit, Fifi ka lënë të kuptohet se në plane kanë dhe dasmën.
Këngëtarja ka ndarë një postim në Instastory teksa shihet Labinot Tahiri duke performuar dhe shkruan: “Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”.
Kjo nuk është hera e parë që Fifi përmend dasmën pasi edhe pak kohë më parë kur ishte e ftuar në dasmën e miqve të saj, këngëtarja uroi që së shpejti ta shohim dhe atë nuse. “Urime! Mas juve Inshallah”, shkruante Fifi.

