Figura publike dhe deputetë të VV-së i bashkohen PD-së, në zgjedhje bashkë me AKR-në dhe Lëvizjen për Bashkim
Partia e Drejtësisë pritet të ngjallet e forcohet goxha për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Klan Kosova merr vesh se kësaj partie politike pritet t’i bashkohen, si listë e veçantë, edhe grupi i deputetëve rebelë “myslimanë” të Vetëvendosjes, në krye me Eman Rrahmanin e Visar Korenicën.
Këta të fundit, që janë quajtur edhe si krahu fetar i VV-së siç merr vesh televizioni nga burimet e veta, i bashkohen Ferid Aganit në PD, në pamundësi për ta krijuar një subjekt të vetin politik, për shkak të kohës së limituar.

