Figurat kombëtare nuk bënë t’i shohim bardh e zi
Gani Neziri
“Faktet” historike jo gjithmonë janë ashtu si i sheh një lexues i pamjaftuar, ashtu sikur që, nuk ka asgjë të vetme që përbëhet vetëm nga pamja që e sheh ti miku im.
Kodrën që ke përballë, nuk është e njëjta pamje edhe nga ana tjetër.
Janë hapur këto ditë disa tema mediale me “plan-program nga intilegjenca serbe” të cilat po na vëjnë në kurth me historinë tonë kombëtare.
Ndërkaq, b-analistët medial janë lëshuar në aksion secili në mënyrën e vet për të “vlerësuar” figurat historike, duke mos e ditur se kjo nuk është puna e tyre.
Figurat e veçanta kombëtare nuk bënë t’i shohim në prizmin “bardh e zi”, duke krijuar ndasi të skajshme n’mes tyre.
Nuk është patjetër të kishin menduar edhe ata njësoj si ti për t’i quajtur patriot. Ose e kundërta, t’i quash tradhtarë.
Politika kombëtare është më shumë se kaq nga që sheh syri juaj, apo gjykimi i mendjes sate.
Është më se e saktë se Mid’hat Frashëri ishte bashkëpunëtor i ushtrisë italiane të Musolinit. Sikur që, edhe Xhafer Deva ishte bashkëpunëtor i forcave gjermane të Hitlerit.
Ndërkaq, Enver Hoxha ishte komunist i kohës që përfaqësonte Bashkimi Sovjetik në krye me Stalinin.
Krejt ngjashëm, edhe Fadil Hoxha ishte nën komandën e komunistëve jugosllav të udhëhequr nga Titoja.
Pra, që të katër udhëheqësit tanë ishin në bashkëpunim me ushtri të huaja, por jo në shërbimin e tyre.
Tani, shtrohet pyetja; Cili ishte qëllimi i vërtetë i tyre?
Përgjigjëja ime është: Mos dyshoni te asnjëri prej tyre!
Njëqindpëqind ishin përpjekje për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, secili në mënyrën dhe besimin e vet.
Tani, cili nga këta arriti të plotësoj vullnetin e bashkimit kombëtar? Asnjëri!
Hiq asnjëri!
Por, nuk është mirë t’i quajmë tradhtarë, sepse, nuk ishin të tillë.
Kështu është fati i popujve të vegjël.
Mos harroni, Ne kemi marrë në thue pak më heret se këta emra që i morra në thumb.
Mendimi im është që të mirëkuptohemi me të gjitha rrymat politike dhe të bëjmë një “prerje kohe” e të mos bijmë pre e vazhdueshme e shërbimeve sllavo ortodokse edhe në këtë shekull.
Respekt edhe për lexuesit që nuk mendojnë si unë!

