Fillloreta: ‘Unë jam princeshë, nuk jam femër palidhje’

Unë jam princeshë, nuk jam femër palidhje”, shpërthen kështu ndaj Mevlanit konkurrentja nga Kosova në  “Për’puthen” Filloreta Pira.

Që nga hyrja në këtë format dashurie, ajo ka thënë se pjesë e “Për’puthen” është bërë për Mevlanin.

Por Mevlani ka shprehur pëlqimin edhe për një konkurrente tjetër, Efin.

Pak ditë më parë Mvelani ftoi Efin në një kërcim, dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Filloretës, e cila lëshoi studion gjatë kërcimit të tyre.

Mbrëmjen e djeshme gjatë “Për’puthen Prime”, ajo dhe Mevlani u përballën me njëri-tjetrin për të sqaruar situatën.

Mirëpo, gjërat mes tyre vetëm sa u përkeqësuan.

Filloreta nuk i kurseu britmat ndaj Efit, ndërsa Mevlanit nuk i pëlqeu sjellja e saj dhe e braktisi në përballje.

E derisa ato diskutonin me njëra-tjetrën, Filloreta iu kundërvu Efit duke i thënë se përballë ka një princeshë dhe jo një femër palidhje.