Nis protesta kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe në veri të Mitrovicës
Në sheshin kryesor në Veri të Mitrovicës ka filluar protesta kundër Listës serbe dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa poshtë sheshit të Ura e Ibrit, shihen forca të shtuara të EULEX-it dhe KFOR-it.
Protesta ka filluar me vonesë për shkak se u kane ndalë energjinë elektrike dhe nuk po munden ti mbajnë fjalimet.Bëhet e ditur se i njëjti organizim ishte paralajmëruar se do të mbahej të hënën.
Por, organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë./blic/

