Financuesi i Vetëvendosjes zgjidhet drejtor i kanalit në gjuhën shqipe RTK1, 3 dhe 4

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka miratuar propozimin për zgjedhjen e Rilind Gervallës drejtor të kanalit në gjuhën shqipe RTK 1, 3 dhe 4.Rilind Gervalla ka qenë donator i Lëvizjes Vetëvendosje sipas raportit vjetor financiar të vitit 2020, ndërsa i njëjti është parë edhe në fotografi me anëtarë të kësaj partie dhe në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm në vitin 2020.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj e ka arsyetuar propozimin e Rilind Gervallës për këtë pozitë para bordit.Për ‘lidhjet’ e Gërvallës me LVV-në, dhe raportimet në media për të, Ahmetxhekaj tha se kanë kërkuar sqarime nga Lëvizja Vetëvendosje nëse ai ka qenë pjesë e strukturave apo forumeve drejtuese në tri vitet e fundit.Ai tha se një arsye shtesë për të kërkuar sqarime ka qenë edhe mundësia e manipulimit të fotografive.A

hmetxhekaj sqaroi se LVV ka thënë se Gërvalla në periudhën e cekur nga RTK nuk ka qenë pjesë e strukturave të këtij subjekti.

Sipas rregullores për zgjedhjen e menaxhmentit të lartë të RTK-së, kandidati duhet të mos ketë qenë deputet, ministër, zyrtar i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtar i forumeve drejtuese të subjekteve politike në tri vitet e fundit.

“…unë kam kërkuar nga administrata që të dërgoj kërkesë në Lëvizjen Vetëvendosje për të verifikuar nëse Rilindi ka qenë anëtar i organeve apo forumeve drejtuese të LVV-së në tri vitet e fundit. Dhe përgjigja e LVV-së ka qenë se i njëjti (personi i apostrofuar) nuk ka qenë pjesë e LVV-së në struktura për periudhën e cekur nga RTK…”- tha Ahmetxhekaj.

Në listën e donatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2020, Rilind Gervalla në periudha të ndryshme ka dhuruar të holla.

Ndërsa në rrjetet sociale, Gërvalla shihet në fotografi brenda ambienteve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me anëtarë të saj./kallxo.com/