Fitoi 1 milion dollarë në loto, gruaja tregon ‘sekretin’ e saj
Një grua nga Miçigani ka fituar 1 milion dollarë në lotari, pasi luajti të njëjtin grup numrash çdo javë për një vit rresht.
51-vjeçarja u tha zyrtarëve të “Lottery Michigan” se ajo filloi të luante Lotto 47 rreth një vit më parë.
“Unë kam luajtur Lotto 47 në internet për rreth një vit dhe gjithmonë luaja me të njëjtit numra”, ka thënë ajo.
Këmbëngulja e gruas u shpagua kur numrat e saj, 05-06-11-36-40-47, qenë fitues në lotarinë e Miçiganit, përcjell Klankosova
“Kur kontrollova rezultatet, pashë që dikush kishte fituar, por as që mendoja se mund të isha unë. Kur shikova pak më afër, numrat dukeshin të njohur. Kur verifikova në llogarinë time se isha fituesi, u trondita, dhe ende vazhdoj të jem e tronditur”, u shpreh ajo.
Gruaja tha se planifikon që fitimet e saj t’i ndajë me familjen, të bëjë një pushim dhe t’i kursejë për pension.

